Pas Vuçiçit, një mbrojtje për nobelistin Peter Handke ka ardhur dhe nga ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, i njohur për qëndrimet e tij kontraverse e provokuese.

Pas Bosnja e shpalli shkrimtarin austriak, adhurues i Millosheviçit dhe filoserb në politikat nacionaliste të kësaj të fundit, Vulin përcolli një deklaratë tërë ironi e mllef, duke thënë se Peter Handke nuk do të humbasë asgjë duke mos pasur mundësinë të shohë “si duket një xhami në Ballkan”, por Sarajeva do të humbasë shumë sepse nuk do të takojë një burrë të guximshëm dhe të mençur.

“Guximi dhe mençuria janë tipare aq shumë të dobëta për deputetët e SDA në Sarajevë,” tha Vulin në një deklaratë për vendimin e Asamblesë së Kantonit të Sarajevës.

Vulin tha se histeria e shkaktuar nga Çmimi Nobel për Handke tregoi se urrejtja që kishte çuar politikën botërore drejt serbëve për dekada ishte akoma e gjallë dhe në rritje.

Ai deklaroi se askush nuk po diskutonte punën e Handke, por se të gjithë po diskutonin vendimin e Handke për të mos i urrejtur serbët.

“Madhështia e tij nuk është në dashurinë e serbëve, por në guximin e refuzimit që të urrejë serbët me urdhër,” tha Vulin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re