Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin e ka ciësuar vendimin e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb si vendim hakmarrës dhe jo politik.

 

Sipas tij, ky vendim edhe një herë dëshmon se Kosova po largohet nga dialogu me çdo kusht dhe se sipas tij, pavarësisht këtij vendimi të autoriteteve kosovare, lidhjen që serbët e Kosovës e kanë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, askush nuk mund ta ndalojë.

 

Sipas tij, ky vendim nuk është aspak politik por është hakmarrës.

 

“Ky nuk është vendim politik, ky është ndëshkim. Kjo është një përpjekje dhe zëmërim i tyre për serbët që jetojnë në Kosovë duke u përpjekur që t’ua shkëpusin lidhjet me Qeverinë e Serbisë dhe me presidentin e tyre, Vuçiç. Kjo përpjekje nuk do të jetë e mundur dhe nuk është e mundur sepse nuk do të ketë sukses pasi që kurrë nuk kanë pasur sukses në një gjë të tillë dhe as me këtë vendim nuk do t’ia dalin”.

 

Sipas Vulin, vendimi i Kosovës është një provë për administratën e re të Brukselit dhe për të parë nëse ata janë në gjendje të ushtrojnë autoritetin e tyre dhe të sigurojnë të paktën lëvizjen elementare të njerëzve, pasi që akoma nuk arritën që të sigurojnë lëvizjen e mallrave.

 

“Shpresoj që administrata e re e Brukselit të braktisë praktikën e njoftimeve në të cilat të dyja palët duhet të përmbahen dhe në të cilën ata vazhdimisht përpiqen të barazojnë Serbinë me udhëheqjen shqiptare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re