Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha se e vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet.

“Thonë se ‘Bota serbe’ është një emër tjetër për “Serbinë e madhe’. Fatkeqësisht për ne nuk ka ekzistuar kurrë, por ‘Shqipëria e madhe’ është dhe ‘Kroacia e madhe’ është”, tha Vulin për Politika-n e Beogradit.

Vulin deklaroi se, nëse serbët duan të mbijetojnë, “ata shumë shpejt duhet të bëhen një komb i vetëm politik, si hapi i parë drejt bashkimit”.

Ai beson se serbët do të bashkohen sepse nuk kanë qenë kurrë të bashkuar në histori dhe se do të vijë koha që kjo të ndodhë.

“E vetmja mënyrë që Ballkani të mbetet stabil është që serbët të jetojnë në një shtet. Të gjitha konfliktet në Ballkan fillojnë me diskriminimin e serbëve. Aty ku respektojnë të drejtat e serbëve nuk kanë problem me ‘Botën serbe’”, tha Vulin.

Pra, ndjenja e persekutimit, pas së cilës vjen deliri i madhështisë, si në rastin e politikës ruse, vijon të jetë “forca lëvizese” e politikës serbe.

Prej fiksimeve apo psikozave të tilla janë shkaktuar të gjitha tragjeditë. //

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re