Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha se ata që bombarduan Republikën Federale të Jugosllavisë nuk kanë të drejtë të flasin për të drejtën ndërkombëtare dhe t’i kërkojnë Serbisë të krijojë dhe shkatërrojë miqësi shekullore dhe se disa politikanë në rajon po e pështyjnë Serbinë ndërkohë që ushqehen prej saj.

Në programin e mëngjesit të Pink TV, Vulin tha se kishte më shumë frikë nga konflikti sesa nga sasia e pabesueshme e urrejtjes që lëshohej ndaj popullit rus.

Ai theksoi se Vuçiç është në anën e duhur të botës, sepse ai insiston në neutralitetin ushtarak dhe politikën e pavarur dhe se ai nuk është vetëm një politikan, por një burrë shteti që ka guximin t’i rezistojë presionit dhe të punojë në interes të vendit dhe popullit të tij.

“Stabiliteti i Ballkanit varet nga Serbia, dhe për shkak se Serbia është e qëndrueshme dhe e aftë të ruajë paqen, Ballkani është në paqe”, tha Vulin dhe theksoi se disa politikanë të rajonit pështyjnë Serbinë ndërsa marrin bukë nga ajo.

 “Milo Gjukanoviq merr grurë në Mal të Zi dhe pështyn Serbinë. Shqiptarët furnizohen me drithë dhe naftë serbe përmes Maqedonisë së Veriut, dhe ata pështyjnë Serbinë dhe ua ndalojnë serbëve të votojnë. Nga vaksinat e deri te buka, vaji, çfarëdo që të duhet, ka në Serbi”, theksoi ministri Vulin.

Kujtojmë se kohë më parë, ky politikan serb, ndër më kontraversët, u cilësua “gomar” nga kryeministri Rama.

Ndërkohë, në mënyrë fyese, ai vijon t’i thërrasë shqiptarët si “shiptarë”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re