Lava nga vullkani më i madh në botë nuk është më një kërcënim i menjëhershëm për autostradën kryesore përgjatë ishullit të madh të Havait, thanë shkencëtarët të enjten, një zhvillim që u mirëprit nga banorët që e përdorin rrugën.

 

Mauna Loa ishte ende duke shpërthyer të enjten në mëngjes, por lava që po ushqente rrjedhën që shkonte drejt rrugës vendimtare është ndërprerë, për shkak të një niveli të reduktuar, tha David Phillips, shkencëtar përgjegjës për Vullkanin Havai në Observatorin e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

 

“Ky është një lajm i mirë për ne”, tha kryetari i qarkut të Havait Mitch Roth. Megjithatë, zyrtarët e qarkut thanë se do të qëndrojnë në gatishmëri – sepse shkencëtarët thonë se gjërat gjithmonë mund të ndryshojnë.

 

Lava nga vullkani Mauna Loa, që filloi të shpërthejë më 27 nëntor pasi ishte i fjetur për 38 vjet, ishte 2.83 kilometra nga autostrada Saddle, e njohur gjithashtu si Route 200 tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

 

Javën e kaluar, zyrtarët thanë se lava më e hershme mund të arrinte autostradën brenda një jave, duke nxitur shoferët të përgatiteshin për trazira nga një mbyllje e mundshme e rrugëve që mund të shtonte orë të tëra trafiku në një rrugë alternative bregdetare. Por, siç pritej, lava u ngadalësua ndjeshëm ditët e fundit ndërsa lëvizi nëpër sipërfaqe më të sheshtë, duke bërë që shkencëtarët të mos jenë të aftë të vlerësuar një afat kohor më të qartë.

 

Për shumë banorë vendas të Havait, shpërthim i një vullkani si Mauna Loa ka një rëndësi të thellë kulturore por edhe shumë personale./voa

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png