Cloud-covered Mayon volcano spews ash as it erupts near the Philippine city of Legazpi in Albay province, early on January 16, 2018.
Thousands fled from their homes as lava oozed out of a rumbling Philippine volcano on January 15 in what volcanologists described as a “quiet eruption”, warning it could lead to a hazardous explosion within days. / AFP PHOTO / CHARISM SAYAT

Vullkani më aktiv në Filipine, Mayon, që nga shpërthimi i javës së kaluar hedh sasi të mëdha të hirit dhe lavës, ndërsa autoritetet lokale kanë rritur shkallën e paralajmërimit nga niveli i dytë në të katërtin.
Instituti për ndjekjen e aktiviteteve vullkanike në Filipine njoftoi se hiri dhe tymi vullkanik ngrihen dy kilometra e gjysmë mbi vullkanin, ndërsa banorët detyrimisht duhet të mbajnë maska, transmeton aa.
Shpërthimi i vullkanit ndodhi nga mesi i javës së kaluar, ndërsa deri tani nga ky rajon janë evakuuar së paku 21 mijë persona. Lava vullkanike shtrihet mbi dy kilometra nga krateri nga i cili del, ndërsa rrezja prej shtatë kilometrash rreth vullkanit është shpallur zonë e rrezikshme.
Mayon është një nga vullkanet më aktiv në Filipine, ndërsa shpërthimi i parë daton që nga viti 1616. Shpërthimi më i madh ka ndodhur në vitin 1814. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re