Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile në Shqipëri shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi.

 

Një ekip prej 10 personash, me mjekë dhe zjarrfikës të specializuar për kërkimet nën rrënoja, pritet të udhëtojnë drejt Turqisë.

 

NEBI MUÇAJ

DREJTORI I QVEC

 “Fatkeqësitë nuk kanë kufi, s’kanë ndarje, ne jemi të gjithë bashkë në mbështetje të bashkisë së Tiranës. Ne përgatitemi çdo ditë për të qenë pjesë e fatkeqësive. Aktualisht kemi menduar, kërkesat janë të shumta nga vullnetarët, si mjekë, infermierë dhe zjarrfikëse dhe ne kemi menduar një grup prej dhjetë peronash, të cilët janë mjekë për kërkimet nën rrënoja. Në të dyja vendet, nuk kemi paragjykim, me rëndësi që të jemi aty dhe të ndihmojmë. Ne jemi një pikë e vogël, por themi se do bëjmë një punë të madhe”

 

Pjesë e ekipit është edhe mjeku me origjinë nga Turqia, qe jeton dhe punon në vendin tonë. Taner Akdanar, vjen nga zona e goditur nga tërmeti dhe tregon se familjarët e tij kanë mundur të dalin nga rrënojat, por të tjerë nuk kanë pasur të njëjtin fat.

 

Turqia dhe Siria u goditën të dielën nga tërmeti me magnitudë 7.8 i shkallës rihter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re