Një grup vullnetarësh serbë që luftojnë për Rusinë në frontin në Ukrainë publikuan një video në rrjetet sociale në të cilën kërcënonin se pasi të “mbaronin me fashistët e NATO-s” në vendin e pushtuar nga Rusia fqinje, ata do të ktheheshin te vendet e tyre të shenjta, duke veccuar si të tillë Kosovën.

Ata u filmuan të maskuar dhe të armatosur, duke përmendur dhe entitetin Republika Srpska në Bosnje.

“Përshëndetje nga vullnetarët Serbë. Ne përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës së Serbisë. Ju premtojnë personalisht, pikërisht këtu, që sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, ne do të vijmë atje për t’u kthyer në vendet tona të shenjta dhe për të kthyer atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga The Geopost.

Ata përmendën edhe njerëzit dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke thënë:

“Përshëndesim njerëzit dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica dhe nga të gjitha vendet tona të shenjta serbe. Ne jemi me ju dhe me ne duhet të jeni të sigurt. Lavdi Nënës Rusi deri në fitore.”

“Grupet e mbështetura nga Serbia vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë e Kosovës. Ky grup nacionalistësh serbë, në një kërcënim të hapur, duke i quajtur trupat e NATO-s fashiste, treguan synime hegjemoniste”, përfundon The Geopost.

Alarmi i inteligjencës amerikane

Vlerësimi vjetor i kërcënimit global i Komunitetit të Inteligjencës së SHBA-së, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI), thotë se “Ballkani Perëndimor ka të ngjarë të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024″.

Raporti amerikan thekson se “udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet për shkak të avantazhit të tyre politik dhe aktorëve të jashtëm”, ​​të cilët, thuhet, “mund të përpiqen të përdorin dallimet etnike për të rritur ose të mbrojnë ndikimin e tyre rajonal dhe të parandalojnë integrimin në rritje të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re