Një video e publikuar para disa javësh në rrjetet sociale ka shkaktuar tërbim në mediat greke. Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, njëri prej tyre me banim në rrugën “5 Maji” në Tiranë, të cilët me sa kuptohet kanë rol drejtues në një repart ushtarak.

Pasi flasin shqip në video dhe përshëndesin shokët e tyre në Shqipëri, dy të rinjtë urdhërojnë ushtarët e tjerë të rreshtuar që të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre.

Ministri Grek i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopulos, tregon se shqiptarët janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe ndaj shqiptarëve u morën masa disiplinore.

“Një Provim Administrativ i Betuar u krye për këtë ngjarje specifike në mënyrë që të hetojë kushtet në të cilat ndodhi regjistrimi i videos dhe postimi i tij në mediat sociale. Ajo u përfundua menjëherë,” tha Panagiotopulos, duke shtuar se akuza ishte për sjellje të pahijshme dhe u morën masa disiplinore për palën shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re