Skip to content

Vuri nën kontroll 88 vatra zjarri në pyje, i ngelen edhe 10 vatra të tjera, Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve i Turqisë: përpjekjet për të fikur flakët vazhdojnë. Ku është më shqetësuese situata

“Ne martirizuam dy vëllezërit tanë heroikë që ndërhynë në zjarrin në Antalia. Dhimbja jonë është e madhe. Qoftë vendi i tyre parajsë. U uroj durim familjeve dhe të dashurve të tyre. Ngushëllimet tona”, kështu ka deklaruar Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli një ditë më parë pasi dy zjarrfikës humbën jetën në përpjekje për të shuar flakët.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Pakdemirli njoftoi edhe se përpjekjet për të vendosur në kontroll dhjetë zjarret e mbetura pyjore po vazhdojnë.

Sipas shifrave që ai ndau, zjarret pyjore vazhdojnë në provincat Antalya, Mersin, Adana, Muğla dhe Osmaniye.

Për shkak të zjarreve që shkaktuan dëme materiale dhe mjedisore në rajonet jugore, po ashtu gjashtë persona kanë humbur jetën, raportoi AA.

Kujtojmë së përveç dy zjarrikësve, 4 persona të tjerë, mes tyre edhe një çift i martuar humbën jetën nga zjarret që prej ditësh kanë përfshirë Turqinë Jugore.

/faxweb