Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se kryeministri Edi Rama sa herë që nuk arrin diçka me arrogancë dhe imponim, bën gjithmonë viktimën.

Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku komentoi deklaratat e Ramës për takimin që pret të zhvillojë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, nëse do të arrihet dakordësia.

Vasili thotë se Rama është tradhëtar dhe sipas tij, ai vuri shenjën e barazisë mes Kosovës dhe Serbisë.

Reagimi i Vasilit:

Rama nuk eshte as hasëm, por eshte shume me keq eshte tradhetar!

Rama po ben si gjithmone viktimen sa here qe nuk arrin diçka me arrogance dhe imponim.

Tani qe Albin Kurti po e trajton tamam siç e meriton Rama po qurravitet e po thote:

“Unë kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar Kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmi, i hapet dera dhe është e ndaluar ta nxjerrësh deri kur ai të mbarojë fjalët,” tha Rama.

Por te marresh statusin e hasmit ne Rastin e Rames eshte lavderim i madh sepse ne fakt ai shume me keq, eshte nje tradhetar i peshtire.

Se paku me hasmin je perballe do te luftosh, do te ndeshesh dhe do te perballesh me të.

Edhe Kanuni i ka rregullat per hasmin, por jo per tradhetarin.

Ndersa tradhetari eshte shprehja me e ndyre e karakterit te keq, te pabese dhe te shitur dhe Rama i ploteson te gjitha keto kushte te nje tradhetari pa sherim.

Pa u lodhur dhe me paturpesine dhe amoralitetin e tradhetarit Rama i ka futur thika pas shpine pa fund Kosoves dhe Albin Kurtit.

Ky lloj i peshtire tradhetari vuri shenjen e barazise mes Serbise dhe Kosoves.

Ky I dha 1 mije alibi Vuçiçit duke e vene ne nje nivel pergjegjesie me Albinin, nderkohe qe Vuçiçi sulmonte me kriminele, trafikante ne emer te antishtetit dhe Albin Kurti ishte ne balle te mbrojtjes se Kushtetutshmerise dhe shtetit e rendit publik.

Po ky Rama qe i pari qe filloi ti vinte saksione Albin Kurtit dhe te anullonte mbledhjen e dy qeverive.

Beri me urdher te Vuçiçit protagonizem me gjoja Drafte per zgjidhje apo te ofronte konferenca imagjinare pa limit ne Tirane per te  zgjidhur gjoja konfliktin Kosove Serbi.

Rama si tradhetar i sprovuar ka share, ironizuar dhe stigmatizuar Albin Kurtin me urrejtje me te madhe se Vuçiçi vete.

Sot fale Albin Kurtin te gjithe kane kuptuar se cfare kryeministri lapangjoz ka Shqiperia.

Ndaj sot thirrjet dinake qaramane prej viktime te Rames, qe qahet se po e trajtojne si hasem jane shprehje te pergatitjes se nje pabesie te re.

Rama nuk e ka privilegjin te jete hasem, por eshte dhe do te mbetet thjesht nje tradhetar i peshtire.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re