Foto ilustruese

Një person ka rënë në pranga nga policia pasi dyshohet si autor i vënies së trítolit para banesës së Gjergji Llazit pas mesnate në Laprakë. I arrestuari është identifikuar me inicialet Ëngjëll Myslimi, 26 vjeç.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë duke thënë se ka pasur kònflikt me djalin e të zotit të banesës, ndaj ka vendosur lëndën èksplozive. Më parë, i kontaktuar nga Fax News, Gjergji Llazi u shpreh se nuk ka kònflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni përse ndodhi ngjarja.

Njoftimi i plotë: Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plásëse duke shkaktuar dème materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe árrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës èksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte pasur me djalin e të zotit të banesës.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkátërrim i pronës me èksploziv”.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re