Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan shtetasin:

L.S., 53 vjeç, banues në Uznovë, Berat, (Punonjës Policie, pranë Komisariatit të Policisë Berat), pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barëra në tokën e tij, dhe si pasojë zjarri është përhapur duke djegur një sipërfaqe tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re