Skip to content

VV kërkon zbatimin e plotë të taksës ndaj mallrave të Serbisë

lvv 6581

Lëvizja Vetëvendosje  në një reagim  të saj më të fundit ka theksuar se kanë kaluar tre muaj prej kur është vendosur tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, dhe sipas LVV-së, pavarësisht kësaj nëpër marketet e vendit nuk ka asnjë mungesë të këtyre mallrave, madje ka edhe shumë dyshime për kontrabandë e keqpërdorime.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, VV kërkon kërkon zbatimin e plotë të tarifës 100% për mallrat e Serbisë.

 

“Janë bërë rreth tre muaj prej kur është vendosur tarifa 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Pavarësisht kësaj nëpër marketet e vendit nuk ka asnjë mungesë të këtyre mallrave, madje ka edhe shumë dyshime për kontrabandë e keqpërdorime.

Këto janë disa nga shembujt e shumtë të manipulimit me barkodet e mallrave.”