Mbrëmjen e kësaj të mërkure dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka publikuar emrat e 8 kandidatëve të cilët do të garojnë për deputet në zgjedhjet që do të zhvillohen në muaji shkurt.

Lisat me tetë anëtarë kryesohet nga Albin Kurti i cili është edhe kandidati për Kryeministër në Republikën e Kosovës. Ndërkohë mes të përzgjedhurve nga VV për deputet janë emrat si Liburn Aliu; Arben Vitia; Xhelal Sveçla; Glauk Konjufca; Fitore Pacolli; Albulena Haxhiu; Hatixhe Hoxha:

Emrat janë bërë publik nga Atdhe Arifi, aktivist i VV-së përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Na priftë e mbara, me Albinin përpara!”, ka shkruar Arifi. Pritet që deri ditën e shtunë edhe partitë e tjera të hartojnë listat e kandidatëve për deputetë, që më pas do t’i kalojnë për certifikim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më herët në mediat e Kosovës kishte pasur raportime se Kurtit nuk do t’i lejohej kandidimi si deputet, për shkak të një dënimi me kusht.

Kujtojmë që zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt, datë kjo e caktuar nga U.D e Presidentes Vjosa Osmani, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re