Vetëvendosje, një parti e njohur për aftësinë e mbledhjes në sheshe të turmave për protestë, pritet të testojë veten këtë fundjave mbi këtë aftësi, paz zhvillimeve jo fort të mira në gjirin e saj. VV kaloi një fazë përçarjeje të madhe, duke u rikonfiguruar me Albin Kurtin sërish në krye të saj. Ky i fundit ka ftuar qytetarët që të shtunën të dalin për të kundërshtuar Thaçin me idenë e tij të korrigjimit të kufijve.

“Vetëvendosje thërret protestë paqësore në Prishtinë më 29 shtator, ditë e shtunë, në ora 14:00. I kemi institucionet e shtetit të kapur. Anëtarët e të gjitha partive dhe OJQ-ve të bashkohen në protestë. Pazaret e Thaçit dhe Vuçiqit nuk duhet t’i paguajmë ne”, tha Kurti.

Kjo pritet të jetë prova e parë e potencës së partisë se Albin Kurtit, nëse do jetë ajo e traditës. Krahas VV-së, Thaçi kundërshtohet dhe nga LDK, e cila ende nuk ka konfirmuar nëse do t’i bashkangjitet Vetëvendosjes në protestë.     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re