Mohammed bin Salman ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Kinën në vlerën e më shumë se 30 miliardë dollarëve, pavarësisht faktit se më shumë se një milion muslimanë ujgurë janë ndaluar në kampet e përqendrimit.

Gazeta amerikane The Wall Street Journal i përshkroi përpjekjet e princit saudit për t’i bërë qejfin presidentit kinez Xi Jinping, gjatë vizitës së tij në Kinë javën e kaluar, si spektakël më tronditës i politikës botërore që nga pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik (paktin e mossulmimit dhe miqësisë ndërmjet Gjermanisë dhe BRSS). E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Pekini i ka intensifikuar persekutimet mbi muslimanët ujgurë.

Walter Russell Mead, autori i shkrimit në WSJ, thekson se mbi një milion ujgurë muslimanë janë mbyllur në kampe, ku i janë nënshtruar rrahjeve dhe përdhunime masive, sipas raporteve të besueshme.

Megjithatë, Princi saudit i Kurorës ka nënshkruar marrëveshje tregtare me Kinën në vlerën e më shumë se 30 miliardë dollarëve, duke i vlerësuar marrëdhëniet e gjata me atë vend, të cilat nuk kanë pasur probleme. Ai premtoi se do ta mbështesë iniciativën “Një Brez, Një Rrugë” dhe tha se Arabia Saudite respekton nevojën e Kinës për të mbrojtur sigurinë kombëtare në mënyrën e vet specifike.

Autor i tekstit tregon se Arabia Saudite nuk është e vetmja forcë islamike që po “kënaqet” me Kinën. Çuditërisht ka heshtur edhe Pakistani për kampet e përqendrimit që janë përhapur tani në Xinjiang. Islamabadi është tepër i qetë gjithashtu, sipas autorit, kur është fjala për represionin e madh fetar nga ana e fqinjit të saj të fuqishëm – Indi, të kryera kundër muslimanëve në Kashmir.

Është kjo një tjetër shenjë e një vëllazërie të re dhe të çuditshme në mes të Islamit dhe shtypësit të tij, vë në dukje autori duke folur në lidhje me premtimin e Arabisë Saudite që të japë 10 miliardë dollarë ndihmë për ndërtimin e rafinerive të naftës në portin Gëadar të Pakistanit, për të përshpejtuar transferimin e naftës nga Gjiri përmes Euroazisë.

Dyfytyrësi e dukshme

Për amerikanët, një dyfytyrësi si kjo nuk është aq e qartë, sepse njerëzit mund të jenë jashtëzakonisht fleksibël në parime kur ndryshojnë interesat e tyre. Megjithatë, më e rëndësishmja është se Uashingtoni e ka formësuar politikën e saj në raport me interesat në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë shpresonte të merrte mbështetje të fortë nga Arabia Saudite në këmbim të ndihmës szë Riadit kundër Iranit dhe mbështetjes së axhendës së reformës ekonomike të Mbretërisë saudite. Megjithatë, reagimi i Kongresit amerikan për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, përveç dyshimit për strategjinë e Arabisë Saudite në Jemen, kërcënon të dënojë politikën e Trumpit për Lindjes së Mesme.

Ndërsa Kongresi kërkon të vendosë sanksione për personat e afërt me Princin e Kurorës dhe për rolin e tyre të dyshuar për vrasjen Khashoggi, një pjesë e elitës saudite po e humbet besimin për mundësinë e një partneriteti të qëndrueshëm strategjik me Shtetet e Bashkuara. Janë të shqetësuar se Presidenti Trump nuk do të jetë në gjendje t’i përmbush premtimet e tij, tha Mead.

Autori thotë se Princi i Kurorës aaudite po kërkon të forcojë marrëdhëniet me Pakistanin, Kinën dhe Rusinë, duke kërkuar një alternativë ndaj aleancës me Amerikën. E nëse kjo do të thotë “mbyllje e syve” për vuajtjen e miliona muslimanëve në Kinë, atëherë le të jetë.

Në fund të tekstit konkludohet se si pasojë e mungesës se një konsensusi strategjik, ky nuk është fundi i botës. Mirëpo në këtë moment kjo çon deri te përfundimi i pashmangshëm se Bin Selman jo vetëm harroi apo injoroi ujgurët gjatë udhëtimit të tij në Azi javën e kaluar, por injoroi gjithashtu edhe SHBA-të.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re