Nëse njeriu i tretë më i pasur në univers e thotë këtë, kush do ta argumentonte?

Warren Buffett është më i zgjuar se unë. Shumë më i zgjuar. Por, jashtë zotërimit të tij të plotë të të gjitha gjërave që lidhen me investimet, a është mençuria tokësore Buffett që na jep mend?

Me siguri jo. Thjeshtë fakti që Warren Buffett po e thotë atë. Ai është duke artikuluar, në terma më të thjeshtë, gjërat që mësuesi ynë i klasës së tetë mund të na kishte thënë, por fakti që thuhen nga Buffett është ai që bën ndryshimin.

Rreth moshës 90 vjeç, Orakulli i Omaha, është një i dhënë pas suksesit, karakteri i të cilit rezonon thellë brenda shpirtrave tanë.

Disa nga këshillat e tij mund thjesht t’ju transformojnë, por ju duhet t’i zbatoni ato. Këtu janë tre mësime frymëzuese të Buffett për t’ju shkundur nga roli prej ëndërrimtari dhe për t’ju bërë arritës të lartë.

1. Mos rrezikoni atë që keni për të marrë diçka që nuk ju nevojitet.

Buffett dikur këshilloi studentët e diplomuar në Universitetin e Floridas ku ai ka qenë dëshmitar i dy bizneseve dhe individëve që vendosen veten e tyre në rrezik për të ndjekur gjërat më të mëdha, zakonisht nga lakmia kur ata duhej të kishin mbajtur atë që kishin.

Buffett tha, “Nëse rrezikoni diçka që është e rëndësishme për ju për diçka që nuk është e rëndësishme për ju, thjesht nuk ka kuptim. Nuk më intereson nëse shanset për të patur sukses janë 99 me 1 ose 1.000 me 1.”

2. Investoni në marrëdhënie me njerëz të ndershëm dhe etikë.

Ai gjithashtu u kërkoi studentëve të Universitetit të Florida të mendojnë për një shok klase që ata mendonin se kishin sjellje prej të suksesshmi për një afat të gjatë, sa që do të dëshironin të merrnin 10 përqind të aftësive të këtij personi për pjesën tjetër të jetës së tyre.

“Ju me siguri do të zgjidhni atë që ju përgjigjët më së miri, ai që ka cilësi udhëheqëse, ai që është në gjendje t’i bëje njerëzit e tjerë të realizojnë interesat e tyre,” tha Buffett.

“Ky person do të ishte zemërgjerë, i sinqertë dhe që u jep kredite njerëzve të tjerë për idetë e tyre.”

3. Matni suksesin e jetës suaj përmes një fjale: dashuri.

Në biografinë e Buffett, The Snowball: Buffett shpjegon se masa më e lartë e suksesit në jetë vjen nga ajo sesa prej njerëzve që doni të ndjeni dashuri në fakt ju duan”.

“Disa njerëz vdesin të krimbur në lekë dhe prona e vende që marrin emrin e tyre, por e vërteta është se askush në botë nuk i do ata“, thotë Buffett. Në fund të fundit, testi përfundimtar se si e keni jetuar jetën tuaj, përfundon tek dashuria.

“Problemi me dashurinë është që ju nuk mund ta blini atë. Ju mund të blini seksin. Mund të blini darka qejfi. Por mënyra e vetme për të marrë dashuri është të jesh i dashur.

Do të dëshironit të mendonit se mund të shkruanit një çek: Unë do të blej një vlerë dashurie prej një milion dollarësh. Por nuk funksionon ashtu. Sa më shumë të dhurosh dashuri, aq më shumë të do kesh “, pohon Buffett.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re