Në bisedimet e dialogut strategjik SHBA-OBI mes Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha është diskutuar për çështjet globale dhe rajonale.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim tha se takimi i zhvilluar mes Blinken dhe Taha në Washington u mbajt në kuadër të Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe OBI-t.

Në takimet që u mbajtën gjatë dy ditëve në Washington u diskutua për shumë çështje si situata e fundit në Afganistan, çështjet e sigurisë rajonale, të drejtat e grave, liria e fesë dhe shprehjes.

Në kuadër të bashkëpunimit SHBA-OBI u diskutua për çështje globale si siguria ushqimore, ndryshimi klimatik dhe lufta kundër terrorizmit të cilat në të njëjtën kohë janë në interesin e shumë vendeve.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re