Për herë të parë pas 20 vitesh në muajin nëntor, kryeqytetin e ShBA’ve ,Washington, e ka mbuluar bora.

Hera e fundit që në këtë vend ka rënë borë mjaftueshëm sa për të matur, ishte në vitin 1996.

Madje, atëherë ishte vetëm dy të dhjetat e një inç, mezi e mjaftueshme sa për t’u regjistruar në një matës.

Kurse, këtë herë prej imazheve të siguruara nga Fox News, bora pritet të jetë më e madhe.

Në këto pamje, shihet oborri i Shtëpisë së Bardhë i mbuluar plotësisht nga bora.

Ndryshe, gjatë këtij dimri jo vetëm në ShBA, por edhe në Europë pritet të ketë temperatura rekord të të ftohtit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re