Vendimi i gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që u la në arrest shtëpi ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja. Gazeta amerikane “Washington Post” shkruan se nëse vërtetohen akuzat për të cilën akuzohet, ish-ministri shqiptar mund të dënohet deri në 15 vite burg.
Nga ana tjetër gazeta sciton edhe avokatin e tij Maks Haxhia që thotë se klienti i tij është i pafajshëm dhe se akuza mbetet politike, prandaj nuk do dënohet.
SHKRIMI I PLOTENjë ish-ministër i Brendshëm shqiptar u vu në arrest shtëpie të shtunën, ndërsa u hetua pas dyshimeve marrje ryshfeti dhe përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës, tha zyra e kryeprokurorit të Shqipërisë.
Prokurorët kishin kërkuar që Saimir Tahiri të mbahej në paraburgim, por Denion Ndrenika, zëdhënës i Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, tha se me vendim gjykate ai u la në arrest shtëpie.
Tahiri, 38 vjeç, ishte ministër i Brendshëm gjatë periudhës 2013-2017 në qeverinë socialiste të Shqipërisë dha dorëheqjen si një ligjvënës një javë më parë. Ai akuzohet për lidhje me një grup kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të kanabisit. Disa nga liderët e rrjetit të trafikimit u arrestuan në Itali dhe Shqipëri.
Tahiri ka mohuar me forcë lidhjet me grupin. Ai është nën hetim prej shtatë muajsh.
Nëse dënohet për akuzat për drogë dhe korrupsion, ai përballet me një dënim me burg maksimal prej 15 vjetësh.
Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, tha se prokurorët nuk kanë paraqitur dëshmi të reja që justifikojnë kufizimet në lirinë e klientit të tij. Haxhia tha se do të apelojë vendimin e arrestit shtëpiak të lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama tha se ai respekton vendimin e gjykatës dhe bëri thirrje për “një proces të pavarur, transparent”.
Ambasada e SHBA në Shqipëri përshëndeti arrestimin e Tahirit, duke thënë në një deklaratë se “ky rast i rëndësishëm korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”.



