Në ambjentet e Universitetit Western Balkans u zhvillua në 23 shkurt një ëorkshop mbi hartimin dhe projektimin e kurrikulave të mjekësisë, me pjesëmarrjen e znj. Cheryl France, Kryetare e Grupit të Mjekësor të Universitetit të Kembrixhit. Të pranishëm ishin edhe  Dr Mark Lillicrap dhe Prof Richard Tunstall.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua zhvillimit të kurrikulës, teknikave të të nxënit dhe perqasjeve të ndryshme të përdorura për të nxitur të mësuarin.

“Ne po punojme me grupin e universitetit  Western Balkans me një plan shumë të rendesishëm , inovati , një kurrikul amerikane. Ne po punojmë konkretisht me atë për të përcaktuar disa nga cështjet kryesore që kanë dalë nga ky kurs. Po punojmë sa më shumë për ti avancuar këto kurrikula në mënyrë që të nxjerrim mjekë të suksesshëm në Shqipëri. Ne kemi vizituar departamentin, për të parë nga afër disa nga pajisjet që janë në dispozicion aktualisht. Une ne fakt jam impresionuar nga pajisjet që ju keni. Keni një mekanizëm fantastik të mësimit, menyra se si shpjegohen në praktikë. Se si studentet duhet të veprojnë në raste urgjente duke lidhur veprimet e klinikes me veprimet bazike që duhet të bëjë dikush.”

“Unë po punoj me universitetin Western Balkans si konsulent. Konkretisht po asistoj një program të ri medikamentesh. Eshte në të vërtetë një program shumë interesant. Jam shumë i lumtur që asistoj në këtë univeristet me kurse të ndryshme qe përmisojnë teknikën e mesimdhënies. Me teknikat më të mira që ekszistojnë dhe që ne po i  përdorim në shkolla mjekësore në të gjithë botën.”

Universiteti Western Balkans bashkëpunon me universitetin e Kembrixhit, me qëllim për të përgatitur studentë me nivel europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re