Këtë të hënë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do të mbërrijë në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë dy ditore.

Clinton do të zbresë në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:30, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Ndërkaq, në kryeqytet po vijojnë përgatitjet e fundit për vizitën e Clinton, ku në sheshin “Nënë Tereza”, në fasadën e Universitetit të Tiranës, është vendosur një banderolë me mbishkrimin: “Welcome Mr. President”.

Gjithashtu, përgatitjet po zhvillohen edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në pjesën e jashtme të godinës së Kryeministrisë, ku do të kalojë Clinton me Ramën.

Kjo është vizita e parë e Bill Clinton në Shqipëri, 11 vite pasi bashkëshortja e tij, Hillary Clinton vizitonte Tiranën, kur asokohe mbante postin e Sekretares amerikane të Shtetit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re