Ish-kreu ushtarak i NATO-s, gjenerali në pension Wesley Clark, pretendon se ekziston rreziku i një lufte të re në Ballkan dhe mund të vijë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili, siç tha ai, “vetëm pret shansin e tij”. “Ballkani është një nga rajonet që Presidenti rus Vladimir Putin mund ta kthejë në një zonë krizash”, tha Clark për RTK-në në Prishtinë.

Siç tha ai, është “një krizë që pret momentin” dhe sa herë që Putini ka nevojë për këtë, ai do ta fillojë atë.

“Ndoshta këtu (në Kosovë), ndoshta në Ukrainë, ndoshta në vendet baltike”, shtoi Clark. Clark ishte në Prishtinë me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, krahas ish-presidentit Cliton dhe ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re