WhatsApp është një prej aplikacioneve më të përdorur në shkëmbimin e mesazheve, duket se së fundmi ai ka vendosur që të vijë për të gjithë përdoruesit me një ndryshim të ri.

 

Risia e fundit e sjellë, ju jep mundësi përdoruesve që të futen në një grup chat-i pa dhënë më parë leje. Është në fakt ky është një lloj çlirimi për të gjithë ata që e gjejnë veten të përfshirë në diskutime të përbashkëta, pavarësisht se nuk do ta donin këtë.

 

Aplikacioni i mesazheve në fakt po punon për një rifreskim që do t`i lejojë përdoruesve të vendosin se kush mund ta shtojë në grupe; të gjithë, asnjë apo vetëm kontaktet. Nëse zgjedh opsionin që askush ët mos ketë mundësinë të të shtojë në një grup bisede, do të marrësh një kërkesë të vlefshme për 72 orë, që mund të refuzosh ose jo.

 

Kjo është një risi e cila ka nisur të testohet që më pas të vihet në dispozicion të përdoruesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re