Messenger 10 duket se sjell risinë më të fundit për të gjithë përdoruesit e e tij. Në ndryshimin më të fundit të bërë vëmë re se ai bashkon dy nga shërbimet më të njohura të mesazheve në botë, Facebook Messenger dhe WhatsApp, në një aplikacion për Windows 10.

 

Aplikacioni shkon përtej thjesht mbulimit të shërbimeve, duke integruar njoftimet direkt në Windows 10 dhe duke punuar në disa dizajne tërheqëse. Është në dispozicion për 2,99 $ në Windows 10 dhe Surface Hub.

 

Gjithashtu aplikacioni ka një modalitet për përdorim në errësirë për Messenger të Facebook që mund të ndizet dhe fiket, një ndarje të ekranit që ju lejon të shihni WhatsApp dhe Facebook Messenger pranë njëri tjetrit dhe punon me qendrën e njoftimit të Windows 10, bën të ditur Windows Central.

 

Edhe pse mund të vërehet që aplikacioni nuk është i bazuar në versionin specifik të Windows 10, zhvilluesit e Messenger 10 kanë bërë një aplikacion të mirë që ndjehet shumë më origjinal sesa aplikacionet e dorës së parë të WhatsApp dhe Facebook Messenger.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re