Në ndryshimet e fundit pritet që WhatsApp dhe Instagram të marrin emra të ri si pjesë e brendit të ri të Facebook-ut.

 

Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp from Facebook” dhe “Instagram from  Facebook”.

 

Masa është pjesë e një ndryshimi më të gjerë drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën logon e Facebook, sipas The Information, i cili së pari raportoi ndryshimin.

 

Qëkur Facebook ka blerë WhatsApp dhe Instagram, rrjeti social ka lënë kryesisht aplikacionet të ekzekutohen ndaras.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re