Skip to content

Will Smith thyen heshtjen pas shuplakës që bëri xhiron e botës, mesazhi për Chris Rock

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Aktori i njohur Will Smith ka thyer heshtjen disa muaj pas shuplakës që i dha moderatorit Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars.

 

Në një video 5-minutëshe aktori shpreh keqardhje për veprimin e tij që bëri xhiron e botës.

 

I penduar, Smith i është përgjigjur përmes një video, pyetjeve të shumta që janë ngritur gjatë kësaj kohe.

 

I penduar ai ka thënë se sjellja e tij është e papranueshme dhe ka zbuluar se ka kërkuar të flaës edhe Chris Rock pork y i fundit i është përgjigjur duke i thënë se ende nuk është gati të flasë.

 

“Është e gjitha e turbullt. Unë kam kontaktuar me Chris dhe mesazhi që mora është se ai nuk ndihet gati të flasë dhe kur të jetë, do sqarohemi. Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme, unë do të jem këtu në momentin që je gati për të folur.”

 

Më pas ai shfrytëzon rastin për t’i kërkuar falje edhe nënës së moderatorit. “Ishte një nga gjërat që nuk e kuptova në atë moment, thjesht nuk e kuptova, nuk po e mendoja se sa njerëz u lënduan në atë moment,” tha ai.

 

 

Will Smith iu ka kërkuar falje të gjithë personave që janë lënduar nga sjellja e tij në mbremjen e Oscars.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë