Skip to content

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet lowcost drejt dy destinacioneve te reja

  • 23/06/2021

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë



Wizz Air, linja ajrore me rritjen më të shpejtë në Europë ka njoftuar diten e sotme vendosjen e avionit të 5-të në bazën e saj në Tiranë. Avioni i ri do t’i bashkohet flotës së Wizz Air me bazë në Tirana International Airport (TIA, duke mundësuar fillimin e fluturimeve direkte nga TIA drejt Barcelonës në Spanjë dhe Këln në Gjermani, njoftoi TIA

Në më pak se dy vite pas krijimit të bazës së Wizz Air në Tiranë, njoftohet shtimi i flotës së Wizz Air me 5 avionë dhe me 2 destinacione shtesë, ku operohet me tarifa të ulëta që lidhin Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës. Wizz Air e lidh tashmë Tiranën me 29 destinacione të Europës.

Dr. Constantin von Alvensleben, Shefi i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës tha: “Fakti që Wizz Air stacionon pesë aeroplanë në Tiranë është një shenjë e madhe e besimit për këtë aeroport dhe rezultat e disa viteve të bashkëpunimit të suksesshëm. Ky fakt ofron një perspektivë të re për Shqipërinë duke e afruar vendin me Evropën. Jam i kënaqur të njoftoj angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me Wizz Air për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, pas pandemisë dhe gjithashtu do t’u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh të përballueshme me çmime të ulëta “.






Previous articleVjen lajmi i shumëpritur, tjeter shtet i BE hap dyert për shqiptarët, pa asnjë kusht, njoftimi i TIA-s

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë