Kompania low-cost hungarez Wizzair, duket se kërkon të zërë një pjesë të mirë të tregut të fluturimeve mes Shqipërisë dhe Italisë, të lënë bosh nga “FlyErnest”, kompania ajrore të cilës i`u pezullua licenca nga autoriteti i aviacionit civil të Italisë, vendim i cili hyn në fuqi pikërisht këtë të Hënë, më 13 Janar.

Janë 5, linjat e reja që do të vendosë në dispozicion “Wizzair” mes
Shqipërisë dhe Italisë. Deri më tani, kompania ajrore nuk operonte mes
Shqipërisë dhe Italisë. Pesë linjat e reja nga Tirana në Itali dhe
anasjelltas janë me Bolognën, Veronën, Trevison, Pisa dhe Milano
Bergamo.

Fluturimet do të nisin prej datës 29 mars. “Wizzair” ka hyrë kështu fuqimisht në tregun shqiptar të fluturimeve, pasi nisi rreth 3 vite më parë me linjën e Budapestit. Tashmë kompania ofron linja direkte nga Tirana, edhe me Vienën, Londrën, apo disa qytete të Italisë./ Scan

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re