“Wom Travel” rekomandon 10 destinacionet unike në Europë për pushime verore në vitin 2026, duke listuar në vend të parë rivierën shqiptare.
Sipas të përditshmes italiane, viti 2026 është viti ideal për të vizituar këto vende, përfshirë dhe Shqipërinë, para se ato të mbingarkohen nga turizmi masiv.
Në artikull, Shqipëria përshkruhet si një nga destinacionet verore më të habitshme dhe të përballueshme në Europë.
Bregu i saj jugor, që shtrihet për afërsisht 150 km përgjatë Detit Jon, ofron peizazhe që konkurojnë ato të Greqisë, jo vetëm për bukuritë e plazheve me rërë të bardhë dhe gjiret e fshehura, por edhe për çmimet më të përballueshme dhe shumë më pak turma.
Resortet kryesore bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda janë pika ideale fillestare për të eksploruar bregdetin. Durrësi është i gjallë dhe perfekt për të rinjtë, ndërsa Vlora, perla e turizmit bregdetar, magjeps me gjirin e saj spektakolar. Këtu ndodhet një nga plazhet më të bukura, Plazhi i Gjipes, një xhevahir i fshehur midis shkëmbinjve, i cili e ka ruajtur të paprekur.
Saranda, e quajtur ndryshe “Nimfa e Jonit”, është zemra që rreh e Rivierës shqiptare. Vetëm pak kilometra larg këtij qyteti janë plazhet e famshme të Ksamilit dhe parku arkeologjik i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Për një përvojë më autentike, eksploroni plazhe më pak të njohura si Krorëzi, i arritshëm vetëm nga deti, ose Kakomja. Mund të akomodoheni në fshatrat burzë rivierës, ku shtëpitë e lashta prej guri po rigjallërohen si hotele.
10 destinacionet unike në Evropë për pushime verore në vitin 2026 sipas ‘Wom Travel”:
Riviera Shqiptare
Riviera Makarska, Kroaci
Vilnius, Lituani
Talin, Estoni
Roterdam, Holandë
Ishujt Azores, Portugali
Ishujt Skocezë
Mali i Zi
Lubjanë, Slloveni
Bullgari
