
Humbja 1–2 ndaj Manchester City-t ka thelluar krizën te Real Madrid dhe trajneri Xabi Alonso ndodhet në “fije të perit”.
Forma e dobët e skuadrës ka ngritur pikëpyetje serioze, pasi Real Madrid ka vetëm dy fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe ka pësuar katër humbje në pesë takimet e fundit të La Ligës.
LEXO EDHE: GOLAT/ City fiton në “Santiago Bernabeu”, Haaland për rekord
Sipas raportimeve në Spanjë, sfida kundër Alaves-it është vendimtare për Alonson. Në rast se nuk fiton, shkarkimi do të jetë i menjëhershëm.
Prania e Zinedine Zidane në tribunën VIP të “Santiago Bernabeut” ndaj Manchester Cityt, ka shtuar dyshimet për ndryshim në stol.
Megjithatë, rikthimi i francezit në pankinë duket i pamundur, pasi ai synon drejtimin e Francës pas Botërorit 2026.
Në rast shkarkimi të Alonsos, zgjidhja më e mundshme është emërimi i Alvaro Arbeloas, nga Castilla në ekipin e parë. Alternativë mbetet edhe Santiago Solari si trajner i përkohshëm.
Situata kërkon vendim të shpejtë të klubit, i cili ndodhet në një moment kritik të sezonit.
