Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është shprehur se situata e pazakonte e zjarreve, është përballuar si rezultat i punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura në bashkëpunim me qytetarët dhe pushtetin vendor.

“Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh.

324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, u dogjën nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme! Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.

Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët”, deklaroi Xhaçka në një postim në rrjetin social.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re