Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e pranishme në emisionin “Real Story” theksoi se baza e NATO-s në Kuçovë, është tregues i interesit që ka Aleanca për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Besoj që është një sinjal shumë i fortë i vendosmërisë së Aleancës për të treguar vëmendje, për rëndësinë e madhe strategjike që merr rajoni jonë edhe në raport me sigurinë e Europës”, – tha Xhaçka.

Sipas saj, kjo bazë është një mesazh strategjik për të gjithë aktorët e tjerë, apo influencat e tjera që tentojnë të destabilizojnë rajonin.

“Është absolutisht shumë, një dëshmi e qartë e vlerësimit që Aleanca ka për rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti, si avokat i dyerve të hapura dhe i perspektivës euroatlantike të rajonit dhe në këtë kuptim është një vlerësim që i është bërë vendit, është një siguri e shtuar për rajonin, është baza e parë në llojin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, – shtoi ministrja e Mbrojtjes.

Sipas Xhaçkës baza është dhe një tregues mbështetje dhe për faktorin shqiptarë. “Shqipërisë dhe shqiptarëve, dua ta theksoj këtë gjë. Dhe në fakt, sa i takon bazës së Kuçovës, unë dua që të vlerësoj maksimalisht dhe të tregoj të gjithë mirënjohjen tonë për aktorët e vërtetë, të cilët e kuptuan rëndësinë, e mbështetën ngritjen e bazës”, – shtoi ministrja Mbrojtjes.

Ajo theksoi se ndërtimi kësaj baze, mbështet dhe te një logjike politike dhe gjeografike të NATO-s

“Patjetër që ka një logjikë gjeografike, e cila e bën Aleancën, por ka edhe një lobim politik për rëndësinë e vendit ku baza shkon, për çfarë vendi përfaqëson ku baza shkon. Pa diskutim ka probleme të shumta që vijnë për shkak të influencës ruse, që patjetër merr llokmën më të madhe të vëmendjes të Aleancës, por edhe e problemeve që vijnë nga Afrika e Veriut, Afrika Qendrore, nga Lindja e Mesme, çështje të terrorizmit, radikalizmit, të emigracionit të paligjshëm, të trafiqeve etj etj”, – tha Xhaçka.

Sipas saj, “Ballkani Perëndimor nuk ka pasur këtë vëmendje për hir të së vërtetës. E megjithatë, pavarësisht të gjithës, Ballkani është le të themi, vendi ku pikëtakohen shumë interesa dhe shumë influenca. Është le të themi një urë mes Lindjes edhe Perëndimit. Dhe ky ka qenë një mesazh që patjetër të gjitha aktorët në Ballkan kanë tentuar që ta përcjellin fuqimisht”, – tha ministrja Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re