Kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi, i është përgjigjur Lindita Nikollës, pasi kjo e fundit i ktheu përgjigje lidhur me kërkesën që opozita bëri për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi deklaron se “ish-ministrja e Jashtme bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit”.
Sipas tij, nga ana tjetër për opozitën shkelet Kushtetuta.

Reagimi i plotë i Bardhit:
Bardhi i përgjigjet Kuvendit nga Kavaja: Xhacka grabiti 10 mijë m2 tokë publike dhe vazhdon të mbrohet në kundërshtim me Kushtetutën
Ish-ministrja e Jashtme, deputetja e PS Olta Xhacka bën burrin investitor strategjik, grabit 10 mijë m2 tokë për të ndërtuar në resort, por sot nuk është as në burg, as i hiqet mandati i deputetit, sepse kështu vendos Edi Rama, sepse ajo është bashkëounëtore e Edi Ramës. Ndërsa ndaj opozitës shkelet Kushtetuta, ndaj grabitësve të Qeverisë, bëhet mbrojtje politike, shkelet Kushtetuta, nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ky është modeli që na ofron qeverisja e Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re