Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka mbërritur në Bruksel (Belgjikë), ku do të marrë pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, në datat 6 dhe 7 prill.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të diskutojnë se çfarë mund të bëhet më shumë situatës në Ukrainë, duke përfshirë partnerët e tjerë të NATO-s në rajon, të cilët janë të prekshëm ndaj kërcënimeve dhe ndikimit rus.

Ministrat e Jashtëm do të diskutojnë gjithashtu punën për zhvillimin e Konceptit të ardhshëm Strategjik të NATO-s në kohë për Samitin e Madridit në qershor.

Sipas informacioneve zyrtare nga NATO, gjatë këtij takimi, pritet që ministrat të miratojnë Kartën për Përshpejtuesin e Inovacionit të Mbrojtjes të NATO-s për Atlantikun e Veriut (DIANA).

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re