Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi këtë të premte një takim online me Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbignieë Rau.

 

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Polonia ka treguar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se vendi ynë mbetet në pritje të përcaktimit të datës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda gjashtë mujorit të parë të 2021.

 

Gjithashtu, dy ministrat u dakordësuan në rritjen e angazhimit për të çuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Polonisë dhe vlerësuan se integrimi në Bashkimin Europian i Ballkanit Perëndimor është cështje me rëndësi strategjike.

 

Kryediplomatja shqiptare vlerësoi solidaritetin e popullit polak në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe mbështetjen e treguar gjatë pandemisë COVID – 19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re