Skip to content

Xhaçka në avantazh ndaj saj, Gjylameti kërkesë KQZ: Më vini në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 45

Në qarkun e Tiranës vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, e po ashtu i votave të diasporës.

Tashmë “lufta” për të siguruar një vend në parlamentin e ri është zhvendosur brenda llojit dhe duket se kjo po vihet re në Partinë Socialiste. Në këtë qark, PS ka siguruar 19 mandate, ku 12 deputetë do të jenë nga lista e mbyllur dhe 7 nga ajo e hapur.

Pikërisht, në listën e hapur duket se kanë nisur dhe përplasjet e para. Blerina Gjylameti i është drejtuar me një kërkesë KQZ-së, duke kërkuar që t’i vihen në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave.

blerina

Gjylameti aktualisht është jashtë Kuvendit, teksa para saj renditet Olta Xhaçka me 96 vota më shumë.

1111113