Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë këtë të hënë në Peshkopi, ku ka zhvilluar një takim me banorë punonjësit dhe bizneset e Qendrës Balnear i (Burimi Termomineral i Llixhave)

 

Në këtë takim ministrja Xhaçka, u ka thënë banorëve se do të anulohet vendimi i Këshillit të Basenit të Ujërave Buna-Drini për dhënien me koncesion të këtij burimi.

 

“ Vendimi i Këshillit të Basenit Drini – Buna na ka shqetësuar të gjithëve. Me prefekturën dhe bashkinë nuk kanë konsultuar për këtë vendim. Vendimi, i marrë në mungesë të plotë transparence dhe abuziv. Përfaqësuesit e qeverisë në atë këshill janë përballur me faktin e kryer dhe kanë debatuar kundër vendimit.”

 

Gjithashtu ajo ka theksuar se nga hetimi administrativ që ka bërë zyra e kryeministrit, vendimi do të anulohet Përgjegjësit e këtij vendimi do të marrin përgjegjësitë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re