Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Xhaçka është takuar me një grup informal ndër-rajonal të quajtur LGBTI Core Group, ndërsa shpreh mbështetjen e plotë të saj për të drejtat e këtij komuniteti.

 

“Shqipëria qëndron për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale. Ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur ta çojmë përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në OKB”, shprehet Xhaçka.

 

Ministrja e Jashtme Xhaçka është takuar gjatë ditës së djeshme me homologun e indian, teksa është shprehur se ka ardhur koha që Shqipëria dhe India të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko