Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ne mbledhjen e trete te keshillit te mandateve, deputetja dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u perfaqesua me avokatin mbrojtes.

Para deputeteve ai deklaroi se dhenia e statusit nuk eshte ne kushtet e konfliktit te interesit dhe se nuk eshte duke u ushtruar nje veprimtari perfituese.

Te gjitha jane ne pikepyetje tha avokati i Xhaçkes. Sipas tij duhet pare ne te ardhmen nese do te ushtrohet apo jo nje veprimtari perfituese.  Strukturat hoteliere jane ende ne hetim. Dhenia e bregut te detit nuk eshte dhenie pasurie per perfitim por domosdoshmeri ne funksion te sherbimit. Perdorimi i hapesires publike nuk mund te konsiderohet per perfitim publike tha mbrojtesi i deputetes socialiste.

Gjithashtu ne mbrojtjen qe i beri ministres se Jashtme, avokati argumentoi se gjykata Kushtetuese mund te vendose per heqjen e mandatit vetem ne rastin kur eshte e vertetuar qe deputeti ka perfituar nga prona publike ne menyre te drejtperdrejt dhe jo permes familjareve.

Ne kete rast sipas avokatit te Xhaçkes kjo nuk ka ndodhur dhe per rrjedhoje çeshtja nuk mund te dergohet ne kushtetuese.

Kjo séance u mbyll pa asnje vendimarrje pasi sipas kryetares Lindita Nikolla, ishte vetem nje séance degjimore dhe jo me pyetje-pergjigje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë