Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur këtë të mërkurë homologun grek, Nikos Dendias.

 

 

Pas takimit, dy ministrat mbajtën një konferencë për mediat.

 

 

Në fjalën e saj, Xhaçka tha se ka dakordësi për të zgjidhur çështjen e detit në Gjykatën e Hagës, e ndërsa shtoi se Shqipëria ka kërkuar zgjidhje për shfuqizimin e Ligjit të Luftës.

 

 

Më tej Xhaçka bëri të ditur se është diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme.

 

 

“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjes në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit.” 

 

 

Ndërsa ministri grek, Dendias theksoi se shteti fqinj do të mbështesë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

 

“Diskutuam edhe për energjinë edhe për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Greqisë sa i përket energjetikes. Folëm për investimet më të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Do doja të referohesha dhe në perspektivën evropiane të Shqipërisë. Greqia ka qenë mbështetëse e ngrohtë e Shqipërisë në rrugën evropiane. Këtë mesazh kam përcjellë në Beograd, Prishtinë dhe këtu.” – u shpreh ministri grek gjatë fjalës së tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re