Skip to content

Xhaçka publikon pamjet nga Kakavija: Edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre

Mbrëmjen e kaluar dhe sot gjatë ditës për t’ju ardhur në ndihmë emigrantëve të mbetur në kufi, me Greqinë, është angazhuar edhe Ministria e Mbrojtjes së bashku me Forcat e Armatosura.

Ministrja Olta Xhaçka deklaroi pasditen e sotme nga Kakavija se shteti shqiptar ka bërë sa ka mundur për normalizimin e situatës por  që nuk varej prej tij, por nga pala greke qeveria e të cilit ka vendosur masa të jashtëzakonshme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ajo ka bërë të ditur se pjesa më e mirë e mijëra njerëzve që presin në doganë do të ktheheshin pas pasi nuk kalonin dot deri nesër kur është edhe afati i fundit i hyrjes në fuqi të masave të reja të ndërmarra nga shteti helen.

Ndërkohë, së fundmi, ministrja Xhaçka ka publikuar edhe disa foto të ushtarakëve që shpqërndajnë ujë dhe ushqime për emigrantët e mbetur në kufi duke u shprehur se edhe këtë herë shqiptarët shkëlqyen me solidaritetin e tyre.

“Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre.
Operacionit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në #Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në #Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore.
#ShqipëriSolidare🇦🇱”, shkruan Xhaçka përkrah fotove.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb