Xhaçka: Radar për hapësirën ajrore

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë”. Gjatë vizitës së ministrit polak të mbrojtjes Antonio Macierevic, ministrja e mbrojtjes shprehu vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE.Në takim u diskutua dhe për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë.
 
“Vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Biseduam për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Me aktin normative të miratuar në Kuvend rritëm buxhetin për mbrojtjen. 400 mln lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017. Shtesa në buxhet për modernizimin e Forcave të Armatosura. Në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë”.
 
Ndërkohë ministri Macierewic nderoi me medaljen “Polish Campaign Stars” dy nënkolonelë shqiptarë, Silvana Lahi dhe Dritan Muka të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.
 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë