Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se vendi ynë i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave me BE.

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka theksoi se tashmë Shqipëria i ka bërë detyrat e saj të detyrës, ndërsa shtoi se tashmë radhën e ka BE.

Sipas saj një test janë dhe zgjedhjet e 25 prillit.

“Procesi i integrimit pavarësisht pengesave, ka fituar një momentum, që e ka sjellë pranë vendin tonë për çeljen e negociatave. Është bërë një punë e madhe për plotësimin e 15 kërkesave.

Sot një përgëzim e meriton dhe këshilli Kombëtar i Integrimit, dhe për faktin se ka luajtur një rol domethënës. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, i ka plotësuar kushtet.

Lajmi i mirë është se këtë nuk e them vetëm unë, Shqipëria, por dhe vendet anëtare.

Gjatë këtij viti nuk do të zvarritet procesi një herë me 5 kushte apo 15.

Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet dhe kjo do të rrezikonte kredibilitetin e BE.

Shqipëri ka bërë gjithçka që është kërkuar, radhën e ka BE.

Zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është çelësi që do të hapë rrugën e integrimit.

Asnjëherë më parë, një mazhorancë nuk ka bërë kaq shumë sa ne që të garantojë zgjedhje të lira. Kodi i ri zgjedhor ishte në vlerësimin e The Economist.

Vetëm pak ditë më parë, mora një kopje të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe është një raport që njeh ndryshimet e mëdha që u bënë mes palëve, procedurat e zgjedhjeve

Nuk është vetëm zbatimi i tyre, por dhe raporti i KQZ-së. Janë të gjithë këto elementë që na bën të presim me padurim Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Kam një shqetësim se dëgjoj qëndrime e deklarata të politikanëve me peshë, duket se janë gati të përdorin çdo mundësi për të bllokuar procesin.

Tanimë e kanë të vështirë të refuzojnë kur faktet janë të qarta”, tha Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re