143 rekrutë të rinjë u nisën në Bunavi për t’u stërvitur për një periudhë tre mujore para se të betohen si ushtarë të Forcave të Armatosutra.

 

Rekrutët përpara se të niseshin për në Bunavi zhvilluan një takim me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

 

Gjatë takimit ministrja theksoi para rekrutëve se duke filluar nga nesër ata do të shërbejnë në krah të ushtrive më moderne që njeh sot bota.

 

Xhaçka u shpreh gjithashtu se FA po përjetojnë një process modernizimi dhe se kane nevoje per talentin e çdo djali dhe vajze.

 

“Duke u bërë pjesë e FA, bëhesh pjesë e NATO-s. Nesër do shërbeni krah ushtrive më modern që njeh sot bota. Hapja e Forcave të Armatosura për vajzat, një domosdoshmëri. FA kanë nevojë për talentin e çdo djali dhe çdo vajze. Forcat e Armatosura po përjetojnë një proces modernizimi”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re