Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në ditelindjen e 243 te Pavaresise se SHBA-se, i dërgon një mesazh të ndjerë urimi, duke e cilkësuar aleatin e ditëve të para të shtetit shqiptar.

Xhaçka në urim nënvizon se SHBA po e mbeshtesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia.

“Zoti e bekoftë Amerikën! Aleatin tonë që në ditët e para të krijimit të shtetit shqiptar!

Vendi që na është gjendur në momentet më të vështira e vendimtare të kombit tonë.

Jemi me fat që ende sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbeshtesin Shqipërinë e shqiptarët jo vetëm për të ndërtuar një shtet modern e me mirëqenie, por edhe një shtet e një shoqëri të bazuar tek sundimi i ligjit dhe drejtësia!”, uron Ministrja e Mbrojtjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re