Deputeti i PS, Etjen Xhafaj, në një lidhje me “SKYPE” me emisionin “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, e cilësoi vitin që sapo lamë pas si mjaft të suksesshëm.

Sipas tij edhe përgjatë vitit 2024-ër mazhoranca pret të ketë të njëjtin sukses.

Deklarata e bëra nga Xhafaj sollën të qeshura por edhe debat në studio. Për  deputetin demokrat Edmond Spaho u mblodhën para në Shqipëri nga qeveria, por jo falë punës, por nga rritja e taksave.

Ndërkohë Drejtori i web-it në Vizion Plus, Emirjon Senja theksoi se vitin e kaluar tepruan 500 milionë dollarë të cilat nuk u shpenzuan, kjo erdhi për shkak të aksioneve të SPAK, dhe ministrat kishin frikë të firmosnin.

Pranvera Borakaj: Ndryshime në qeveri, mbledhje ditën e nesërme, mazhoranca si e shikon 2024?

Etjen Xhafaj: Qeveria beson se viti 20-24 do të jetë përsëritje e një suksesi siç ishte vitit 2023, në ato që janë sektorët kryesorë të ekonomisë, sic është manifaktura, siç është teknologjia e inovacionit. Besoj se edhe ato që janë faktorët kryesorë makrofinanciar, duke nisur nga PBB që është rritur dukshëm, e thotë FMN, borxhi publik është në ulje. Vitin që vjen do të kemi edhe efektin e rritjes së pagave, do të kemi rritje të konsumimit të brendshëm. Pamë një ndryshim në qeveri për të patur një fokusim te inovacioni, duke bërë ekonominë me kulturë, duke vënë në krye një menaxher. Mënyra se si qeveria i hedh paratë e publikut, janë paratë e investimeve publike. Me vijimin e projekteve të mëdha strategjike, për ato që do të jenë projektet e mëdha të zhvillimit do të jenë mundësi të mëdha zhvillimi.

Spaho: Kur të mbarojë Etieni doja të bëja një koment.

Pranvera Borakaj: A kemi fokus në sektorët zhvillimorë, a kemi probleme, deri tani duket se jo. A kemi problematika me mbledhjen e të ardhurave, duket se jo.

Spaho: Edhe unë bie dakord me Panon, qeveria ka kaq shumë lekë së nuk bëhet hesap, po të dëgjosh përfaqësuesit e mazhorancës gjërat shkojnë lumë. Këtu çdo gjë ndriçon është e bukur, gjërat ecin mirë. Ka rëndësi edhe si i mbledhim lekët, se dy rrugët e kësaj teprice të madhe parash që ka qeveria sot janë përfitimet nga rritja e çmimeve dhe rritja taksave. Po të shikosh ne jemi 27% të PB, kaq kemi qenë para 15 vitesh kaq jemi sot, administrimi fiskal është zero, vendet e rajonit janë ke 35% mesatarisht.

Soko: Shyqyr që nuk jemi, se ku do i çojë. 10 lekë të mbledhura nga qeveria kanë një eficencë në ekonomi shumë të ulët.

Senja: Çështja është këtu, zakonisht qeveritë kanë problem në mbledhjen e  parave, ne kemi problem me shpenzimi i parave. Në 2023-in tepruan 500 milionë dollarë, nuk i shpenzuan se kishin frikën e SPAK, në 2024 shpresojmë mos jetë më kjo gjë, mos kenë frikë të firmosim.

/Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re