Ekspertët e FBI-së dhe të Bashkimit Europian do të kenë një zyrë të posaçme pranë Ministrisë së Brendshme. Këtë fakt e bën të ditur Ministri Fatmir Xhafaj në një takim me punonjësit më të lartë të Policisë së shtetit.
 
Xhafaj pranoi se zhvillimet e fundit kanë ulur ndjeshëm besimin dhe imazhin e policisë.
 
Numri një i këtij dikasteri deklaroi se policia do të vijoj luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike dhe rezultatet tregojnë se është në rrugën e duhur.
 
Ministri Xhafaj evidentoi se brenda policisë do të vijojë dhe procesi i vettingut.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re