Ministër i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një fjalim të fundit përshëndetës me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, dhe të Policisë së Shtetit.
 
Në këtë fjalim ish-ministri Xhafaj sulmoi opozitën për akuzat që kjo e fundit lëshon ndaj këtij institucioni dhe faktin që ajo nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunuese në punën dhe në operacionet e realizuara nga policia e Shtetit në Luftën kundër krimit.
 
“Sa herë që policia godet krimet, një pjesë e opozitës komenton negativisht aksionet e policisë. Policia gjendet e sulmuar nga orkestrimet e opozites dhe një pjesë e medias. Sa më shumë rritet forca goditëse e Policisë së Shtetit, rritet dhe agresivitet i këtyre segmenteve, fundi i të cilëve është i pashmangshëm. Pjesa e shëndoshë e shoqërisë duhet të kuptojë se çdo sulm ndaj policisë është luftë kundër oksigjenit të shoqërisë”.
 
Lufta kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit ishte një ndër prioritetet tona kryesore dhe ndër të parat premtime publike që ne e kemi përmbushur plotësisht.
 
“Lufta kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit – ishte një ndër prioritetet tona kryesore dhe ndër të parat premtime publike që ne e kemi përmbushur plotësisht. Menaxhimi më i mirë kufijve, me objektiv kryesor frenimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionit ilegal ishte një tjetër prioritet i rëndësishëm dhe i konsideruar i suksesshëm për ne në këtë vit të parë të këtij mandati. Lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” padyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kyç”
 
Në këtë fjalë me përfaqësuesit e ministrisë Xhafaj theksoi dhe faktin se dorëheqja ishte pjesë e vendimeve të tij.
“Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të pa imponuar nga ndonjë rrethanë objektive, apo subjektive, por si një vendim i marrë besoj në kohën e duhur, pasi përmbusha, besoj, më së miri objektivat kryesore që i vura vetes në ditën kur vendosa ta pranoja dhe ri-pranoja këtë sfidë”.
 
Ndërkohë, Xhafaj e mbylli fjalimin e tij të gjatë me një urim për pasardhësin e tij, ndërsa ende ky pozicion është bosh, pasi kompetencat do t’i komandohen zv.ministrit të ri të Brendshëm Sandër Lleshit.
 
Gjithashtu ish-ministri ka theksuar se do të vijojë të jetë mbeshtetës ndaj nismave të policisë dhe të ministrisë se Brendshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re